Post by mshahini on Feb 21, 2020 10:09:39 GMT
Plani Individual i Arsimit (PIA) është dokument zyrtar pedagogjik, i cili hartohet
për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi vlerësues
komunal apo edhe ekipi në nivel institucioni ka marrë vendim për arsim me
nevoja të veçanta arsimore.
Plani Individual i Arsimit shërben për planifikimin sistematik të nxënies,
mësimdhënies, për mbështetjen dhe ndjekjen e përparimit individual të fëmijës.
Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet përmes një procesi bashkëpunues,
duke përfshirë shkollën, prindërit, fëmijët (kur është e përshtatshme) dhe personelin
tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfidencial)
dhe informatat për të mund t’u jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve.
Ai i referohet përshtatjes së kurrikulës dhe fokusohet në nevojat me prioritet
të nxënësit.
PIA përcakton:
» Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhën që zgjat plani
individual
» Rezultatet e nxënies të fëmijës, përmes të cilave realizohet qëllimi i
synuar
» Metodat dhe format e punës, të nevojshme për të realizuar rezultatet
e nxënies
» Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet
ekzistuese
» Përmbajtjen e individualizuar të lëndëve mësimore ose të fushave të
aktiviteteve
» Format e vlerësimit të fëmijës
» Personat përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e PIA-s
» Procesin e monitorimit dhe të rishikimit të tij.
Cilësia e procesit për zhvillimin e Planit Individual të Arsimit në një mënyrë
përcakton cilësinë dhe efektivitetin e planit. Koordinimi i bashkëpunimit dhe
i përgjegjësive midis aktorëve të ndryshëm është thelbësor.
Kush duhet të ketë një Plan Individual të Arsimit?
PIA hartohet për të gjithë fëmijët që, nga ekipi vlerësues komunal apo ekipi
i shkollës, vlerësohen se kanë nevojë për mbështetje arsimore përmes
planifikimit të PIA-s. Vendimi për arsimin me nevoja të veçanta merret për
një periudhë të kufizuar kohore (së paku 2 vjet). Pas periudhës së caktuar
kohore, ekipi vlerësues komunal rivlerëson nevojat e fëmijës për mbështetje
PLANI INDIVIDUAL I ARSIMIT (PIA) DHE UDHËZUES PËR HARTIMIN E PLANIT INDIVIDUAL TË ARSIMIT
PËR FËMIJË ME NEVOJA TË VEÇANTA ARSIMORE
6
dhe pastaj merr vendim nëse duhet të vazhdohet apo të ndërpritet vendimi
për arsim me nevoja të veçanta arsimore. Në rastet kur shihet se fëmija ka
ndryshime të dukshme, mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët dhe ekipi
brenda shkollës të rekomandojë që të rishikohet vendimi për arsim me nevoja
të veçanta.